Donald Veshaj shpërthen i revoltuar për tragjedinë në Himarë: Dy mundësi ka!

Mediale Vip

Donald Veshaj shpërthen i revoltuar për tragjedinë në Himarë: Dy mundësi ka!

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 08:32
Donald Veshaj

Ngjarja tragjike e Himarës, ku një vajzë e vogël 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e goditjes nga skafi i një efektivi të policisë, është komentuar në media dhe rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj familjes së vajzës, por ata kanë komentuar të revoltuar edhe mbi qeverinë dhe mungesën e kërkesës së llogarisë nga ana e institucioneve.

Mesazheve të ngushëllimeve dhe thirrjeve për ndryshim u është bashkuar dhe Donald Veshaj. Ai ka publikuar një video ku akuzon instancat përkatëse të cilat nuk kanë marrë masat e duhura.

“Këtë video e kam për ministritë, policinë detare, për gjithë njerëzit që janë përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme. Nuk e kuptoj sa të vështirë mund ta keni ngritjen e një sistemi. Ngritja e një sistemi që bën të mundur që mjetet ujore mos të afrohen te pushuesit. Janë raste të përsëritura. Kur ndodh diçka ju çfarë bëni në ministri?

Çfarë bëni? Rrini mendoheni? Dy mundësi ka: Ose nuk doni, ose nuk keni mendje në kokë. Është e thjeshtë, ndodh një rast, merr 5 burra a gra të mençura, uleni në tavolinë dhe diskutoni se çfarë do bëni. E keni bërë ndonjëherë? Nuk besoj. Ta kishit bërë nuk do ndodhnin këto. Bëni një sistem molesh siç e ka gjithë bota. Sa e vështirë është ngritja e një sistemi. Për çfarë jeni aty? Nuk e kuptoj. Pse nuk kemi ne pushues e pse nuk funksionon te ne turizmi. Sepse nuk e marrin rëndësinë këto gjëra, e marrin lejet e ndërtimit në jug, tokat”– ka thënë Donaldi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat