“Paraja nuk është gjithçka”, Majk ironizon me shprehjen e njohur

Mediale Vip

“Paraja nuk është gjithçka”, Majk ironizon me shprehjen e njohur

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:48
Majk

Rep-artisti Majk është në fokus të mediave rozë shkak i jetës profesionale e asaj personale.

Krahas angazhimeve të shumta profesionale këtë sezon, artisti shpesh herë ndan edhe postime në rrjete sociale.

Sot, ai në një ‘InstaStory” publikoi një fotografi ku dukej një vilë, një jaht, jet-ski e helikopter.

“Ai nuk ka një makinë, madje as një biçikletë por ende është i lumtur. Paraja nuk është gjithçka”, shkruan në mbishkrimin ironik të fotos, duke marrë parasysh çmimin e të gjitha mjeteve të transportit që shihen në foto.

Image

 

Ndryshe Majk para disa kohësh lansoi projektin e ri muzikor i cili ishte në bashkëpunim me Bardhin dhe titullohet ‘Ama’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat