A ka krisje në lidhjen e Fifit dhe Adisit? Ky postim ngjall shumë dyshime

Mediale Vip

A ka krisje në lidhjen e Fifit dhe Adisit? Ky postim ngjall shumë dyshime

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 09:49
Fifi dhe Adisi

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun, falë projekteve të saj muzikore.

Përtej kësaj ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private.

Qysh nga dalja prej “Big Brother VIP”, Fifi, po shijon lidhjen e saj me Adis Patushin.

Por, teksa gjërat shkonin mirë, një postim i Fifit ka ngritur dyshime për një krisje mes tyre.

Ajo ka shpërndarë në ‘Instastory’, një shkrim të një autori kosovar, i cili shkruan mbi dashurinë dhe personit që të qëndron afër pavarësisht të gjithave, por që në fund potencon se njerëz të tillë egzistojnë rrallë në ditët e sotme.

Fifi ka shpërndarë shkrimin dhe krahas postimit ka ngritur dyshimet e krisjes përmes shkrimit të saj.

“Shumë rrallë e nashta edhe hiq”, ka shkruar Fifi.

Nuk dihet nëse ky postim ka të bëjë me çiftin, apo është thjesht një postim.

Ajo ka treguar shumë shpesh se qysh nga fillimi i lidhjes së saj me Adisin është përballur me kritika të shumta.

Image
Postimi i Fifit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat