Jeni kuriozë të njihni mamin e Heidi Baçit? Do habiteni nga ngjashmëria e madhe që konkurrentja ka me të ëmën

Mediale Vip

Jeni kuriozë të njihni mamin e Heidi Baçit? Do habiteni nga ngjashmëria e madhe që konkurrentja ka me të ëmën

Më: 18 prill 2024 Në ora: 00:04
Heidi Baçi

Heidi Baçi me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP” është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të romancës me Romeo Veshaj brenda shtëpisë.

Ndonëse tashmë një personazh i njohur, publiku nuk di shumë gjëra për jetën personale të banores, pasi ajo është shumë diskrete përsa i përket familjes së saj.

Babai i Heidit u bë i njohur pas vizitës që i bëri banores në “Grande Fratello”, duke i kërkuar vajzës së tij të dalë nga shtëpia, për shkak të afermitetit të saj me aktorin Italian vite më të madh në moshë, Massimiliano Varrese.

Image

Gjatë qëndrimit në “BBVIP”, Heidi është surprizuar nga vëllai i saj i vogël, megjithëse për mamin e konkurrentes nuk dimë pothuajse asgjë.

Së fundmi disa foto të nënës së banores po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa ajo që duket qartë është ngjashmëria e madhe që Heidi ka me të ëmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat