Kush është kjo? Komentet vërshuan pas fotografisë së Megan Fox

Mediale Vip

Kush është kjo? Komentet vërshuan pas fotografisë së Megan Fox

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:24
Megan Fox

Megan Fox i ndau fansat në dy grupe teksa postoi një fotografi pa makijazh në ‘Instagram’.

Ylli i ‘Transformers’ hodhi një fotografi ujë dhe sapun teksa përgatitej të aplikonte maskën në flokët e saj blu, të gjatë pas ‘Coachella’-s.

Ajo kishte vënë vetëm shkëlqyes buzësh, ndërsa lëkura i shkëlqente pa asnjë grimë pudre në të.
Pas fotografisë së saj, pa makijazh, e veshur me reçipeta të zeza dhe tuta të kuqe, komentet vërshuan.

‘Kush është kjo?’ – kishte komentuar njëra, të cilës iu përgjigjën: - ‘Një grua me vetëbesim, që nuk fshihet pas makijazhit.’ Ndërsa një tjetër iu përgjigj: ‘Është hera e parë që e sheh pa makijazh, ndaj, por është e bukur.’

‘Sa fotografi e bukur! Duam më shumë si kjo fotografi!’ – komentoi dikush tjetër.

Ndërsa një ndjekës tjetër i Fox nuk përtoi ta kritikonte: ‘Nuk ngjan fare si ajo’.

Megjithatë, shumë të tjerë menduan se ishte Kim Kardashian.

Përveç të qenit reale në rrjetet sociale, Fox u tregua e sinqertë për operacionet plastike që kishte bërë ndër vite.

Në podkastin ‘Call Her Daddy’ tha se kishte bërë gjoksin para xhirimit të filmit të dytë ‘Transformers’.

‘I bëra pasi mbarova së ushqyeri me gji fëmijët e mi’, - shpjegoi aktorja, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Brian Austin Green.

Mandej shtoi se ka bërë hundën në moshën njëzetvjeçare, pasi fansat e kishin akuzuar për 6,7,8 operacione rinoplastike. Gjithashtu, tregoi se kishte bërë botoks dhe filler dhe nuk kishte bërë konturim trupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat