“Mona Lisa”, kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Mediale Vip

“Mona Lisa”, kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:47
Era Istrefi

Artistja e njohur shqiptare me ndikim edhe global, Era Istrefi do ta publikojë më 21 prill këngën “Mona Lisa”.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku publikoi edhe një sekuencë të klipit.

Këngëtarja me zërin dhe stilin e saj unik, e kishte paralajmëruar konceptin e kësaj kënge disa ditë më parë duke publikuar disa imazhe të look-ut të saj në klip.

Image
Era Istrefi

Koncepti i këngës që Era do të sjellë duket tejet ndryshe prej projekteve të saj të kaluara.

Megjithatë, ajo nuk ka zhgënjyer asnjëherë me këngët të cilat i ka lansuar përgjatë viteve të karrierës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat