Fermerët sipas Rozana Radit, si i ka parë këngëtarja secilin prej personazheve dhe kujt do t'ia japë hajmalinë?

Mediale Vip

Fermerët sipas Rozana Radit, si i ka parë këngëtarja secilin prej personazheve dhe kujt do t'ia japë hajmalinë?

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:22
Rozana Radi

Rozana Radi e futur me mision nga Agai në Fermën VIP ka kaluar në lupë të gjithë fermerët njëri pas tjetrit.

Këngëtarja ka dhënë mendimin e saj për secilin  prej tyre.

“Ja dhe Xhesi po qan hallin e pjatave me Marjanën. Nuk i intereson fare se çfarë mendojnë të tjetër, kjo më pëlqen te Xhesi. Renisin do doja ta shihja më shumë në lojë, më pëlqen temperamenti i Glorias. Baby G ka ldëshirat e veta e vet. Buçko është sherbeti i shtëpisë. Dionisi e ka një gjë në kokë e bën ai. Valeri nuk është se nuk punon, por bërtet. Flori e ka luftën me dy tre veta, e ndien presionin. Ditea shumë punëtore, e ëmbël. Marjanës i mbajnë shpatullat. Artemisën nuk e njoh. Ekzoni është i bukur sharmant. Albano do të tërheqë vëmendjen time“, tha Rozana.

Agai i ka dhënë të drejtën Rozanës që hajmalinë t’ia japë në mënyrë të pavarur kujt të dojë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat