Roza: Ftesa e BBV erdhi në vitin tim të zi

Mediale Vip

Roza: Ftesa e BBV erdhi në vitin tim të zi

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:34
Roza Lati

E ftuar në “Fan Club”, Roza Lati tashmë ish-banore e “BBV” ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme si dhe rrëfimet personale. Në BBV, Roza ka treguar vetëveten.

Pjesë nga intervista: 

Enxhi: Ke ndarë emocione shumë personale (aborti), çfarë të ka mësuar kjo eksperiencë?

Roza: Kam dashur të më njohin, zemrën, si jam unë Roza e vërtetë si më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si unë, po ndërkohë që e mbaj veten, na kanë përndjekur paragjykimet pa na njohur tamam. Unë jam shumë e butë, shumë e dashur dhe e ndjeshme për njerëzit e mi, e ndërgjegjshme, mbaj përgjegjësi për punën time, familjen time. Kështu që doja të më njihnin këtë anën tjetër. Ftesa për në “BBV” erdhi në vitin tim të zi. Doja të njihnit shpirtin tim të vrarë. Doja ta shihnin vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje Në BBV unë e njoha Rozën 95 për qind, më duhej një 5 për qind që të ma nxirrte Vëllai i Madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat