“Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë”, Heidi: Pse mos jem në finale

Mediale Vip

“Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë”, Heidi: Pse mos jem në finale

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:20
Heidi

Pak ditë larg finales, gjatë një bisede me Gracianon dhe Julin, Heidi është shprehur se do t’i vinte keq nëse nuk do të ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP3” deri ditën e fundit.

E pyetur nga balerini se nëse do të zhgënjehet nëse del sot ose të shtunën nga BBV3, ajo shprehet se është mirënjohëse për vlerësimin e madh që publiku i ka bërë, pasi sipas saj, ka qenë përballë artistëve me peshë.

“Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë.

Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësimin më të madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit”, u shpreh Heidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat