Para dhe pas makijazhit, Bebe Rexha tregon se si duket në ditën e xhirimeve të klipit të ri “Chase It”

Mediale Vip

Para dhe pas makijazhit, Bebe Rexha tregon se si duket në ditën e xhirimeve të klipit të ri “Chase It”

Më: 14 maj 2024 Në ora: 19:34
Bebe Rexha

Shkëlqimi dhe karizma e Bebe Rexha, këngëtares shqiptare me famë botërore, nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me fansat një video interesante si një paralajmërim i këngës së re “Chase It (Mmm Da Da Da)”.

Video fillon me një pamje të pafiltruar të Rexhës, pa makijazh, duke e bërë të qartë për të gjithë ndjekësit e saj se ajo është po aq tërheqëse edhe në dukjen e saj natyrale.

Ndërsa videoja vazhdon, shfaqet një fragment nga xhirimet e klipit të ri të këngës, ku Bebe shfaqet pranë një veture, e veshur në mënyrë provokuese dhe me një makijazh që thekson tiparet e saj të forta.

“Vetëm edhe tri ditë, kush është gati për ‘Chase It'”, shkroi Rexha, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet dhe pritje tek fansat që tashmë janë në ankth për të dëgjuar dhe shikuar çfarë ka përgatitur ajo.

Kënga “Chase It (Mmm Da Da Da)” tashmë veç është bërë hit nga pjesë e shkurtër që është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat