Nuk arriti dot deri në finale, Franceska ka një mesazh për publikun

Mediale Vip

Nuk arriti dot deri në finale, Franceska ka një mesazh për publikun

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:03
Franceska

Françeska Murati nuk arriti që të prekte finalen e ‘Big Brother VIP Albania 3’, mirëpo arriti që të fitojë zemrat e publikut. Pas eliminimit, ajo ka ndarë një foto dhe një mesazh për ndjekësit e saj në rrjetin social ‘Instagram’.

Ish-banorja falenderon publikun për mbështetjen e dhënë, madje shton se është e emocionuar për atë që do vijë pas kësaj eksperience.

“Faleminderit të gjitheve nga zemra per mbeshtetjen dhe dashurine tuaj gjate rrugëtimit tim në Big Brother! Mesazhet, votat dhe mbeshtetja juaj jane gjithçka për mua. Ju jam pafund mirenjohese dhe shume e emocionuar per çfare vjen me tej! Love, Franci”

Kujtojmë se Françeska la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat