‘Emocion, dhimbje, mërzi!’ Mozzik rrëfen gjithçka si ‘Mërgimstar’

Mediale Vip

‘Emocion, dhimbje, mërzi!’ Mozzik rrëfen gjithçka si ‘Mërgimstar’

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:54
Mozzik

Me anë të një postimi, Mozzik lajmëroi se na ndajnë vetëm disa ditë nga albumi i tij më i ri, për të cilin ka punuar prej një viti, intensivisht. Një album ku shkrihen energjia, shpirti dhe truri.

Energjia ime ka fol më së shumti këtë herë, shpirti jem ka fol më së shumti këtu, truni jem ka pëshpërit më së shumti këtë herë. Emocion, dhimbje, mërzi, gëzim, dashuri e një miks emocionesh janë derdhur në këtë album.

Gjithashtu, ceku se albumi do të vijë me risi, surpriza dhe gjëra që s’janë bërë më parë.

Normal që ka me pas surpriza dhe gjëra që nuk janë bërë asnjëherë më parë, - shkruan ai.

Ai shtoi se albumi ka 20 këngë dhe asnjëra nuk i ngjan tjetrës. Deri më tani dimë vetëm kopertinën e albumit, për datën dhe listën e këngëve duhet të presim gjatë ditëve në vijim.

1 vit punë intensive qe realisht ka qenë e lodhshme shumë , më ka marrë kohë shumë por ia ka vlejtë qdo ditë e natë .
Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë .
Emocion, dhimbje, mërzi, gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album .
Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra .
Ky është coveri , datën e lansimit dhe listën e këngëve do e zbulojmë në ditët në vijim .
E normal normal që ka me pas surpriza e gjëra që nuk jan bërë asnjëherë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat