Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Mediale Vip

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Më: 20 maj 2024 Në ora: 06:35
Romeo

Në kuadër të ‘Top Albania Radio’, Romeo Veshaj, është pyetur nga moderatoret për këshillat që i ka dhënë Donaldi, i cili ka qenë pjesë e këtij formati në edicionin e parë.

Ai u përlot teksa po fliste për të dhe tha se e ka marrë malli pasi nuk kanë ndenjur asnjëherë kaq larg njëri-tjetrit.

Mes tjerash, Romeo tregoi se i ka thënë të bëjë më shumë kujdes në raport me banorët e tjerë.

Donaldi unë e them gjithmonë, është nga çunat intelegjent që unë njoh. Legjenda e këtij formati. është ai djali që mua më thoshte kujdes me nervat se mos të bësh ndonjë gabim. Më ka thënë një gjë që do të vijë një moment që do të harrosh zërat e familjarëve, fytyrave”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “Mendoj se do ta takoja, se katër muaj e pak nuk kemi ndenjur pa u takuar pa njëri-tjetrin. Ka qenë shumë e vështirë për mua të luftoja pa atë”.

Ata janë të pandashëm jashtë siç kemi parë në rrjete sociale, ndonëse moderojnë dhe një emision.

Fitues në edicionin e parë vlen të ceket se ishte balerini Ilir Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat