Albano flet për Valerin: E kam parë çdo mëngjes këtë gjest nga ai

Mediale Vip

Albano flet për Valerin: E kam parë çdo mëngjes këtë gjest nga ai

Më: 20 maj 2024 Në ora: 08:21
Gloria, Baby G dhe Albano

Gloria, Baby G dhe Albano diskutuan lidhur me lojën, teksa u ndalën tek loja e Valerit. Sipas Albanos, sjellja e tij të cilën e ka studiuar së fundmi e ka surprizuar.

Ai theksoi se Valeri në shumë raste është treguar shumë i sjelljshëm, teksa vuri në dukje kujdesin që ai tregon çdo mëngjes.

Albano: Valeri bën një gjë çdo mëngjes, që unë e kam parë këto 15 ditët e fundit që jam zgjuar për stallat në mëngjes, që në fakt nuk kam fjetur. Kur zgjohet nuk e ke idenë sa i kujdesshëm është të mos zgjojë aksënd. Ecën mbi vezë dhe është diçka që nuk e bën askush nga ne

Të njëjtën gjë aprovuan edhe Gloria dhe Baby G, duke theksuar se Valeri tregohet shumë i kujdesshëm që të mos prishë qetësinë e të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat