U kap me armë në Kukës, Fjolla Morina zbulon të vërtetën: Ja si më mashtroi Fisnik Syla

Mediale Vip

U kap me armë në Kukës, Fjolla Morina zbulon të vërtetën: Ja si më mashtroi Fisnik Syla

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:42
Fjolla Morina

Fjolla Morina ka qenë e ftuar në emisionin “Zona Zero”.

Ajo ka sqaruar të vërtetën rreth arrestimit dhe burgut që bëri, pasi u kap me një armë në makinë në qytetin e Kuksit. Këngëtarja shprehet se arma nuk ka qenë e saj, madje as nuk e ka prekur dhe nuk e ka parë, por ka qenë e ish-burrit të saj Fisnik Syla i cili iu lut që ta merrte ajo fajin përsipër që mos i digjeshin letrat e Belgjikës.

Fjolla Morina: Unë atë natë jam nisur me atë (Fisnik Sylën) për të xhiruar në Shqipëri. Arma ka qenë e tij, e ka futur në çantë tek unë dhe më ka thënë mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin. Unë e mora përsipër, por në fakt nuk ishte e mija, kam dhe dëshmi të tij që ka qenë e tij dhe është edhe personi i tretë që ka qenë me neve, edhe ai mund të vijë të dëshmojë që arma ka qenë e tij. Unë kam bërë burg dy muaj për një barë që i përket atij, prej mashtrimeve të tij.

Prokurorët dhe hetuesit e policisë në Kukës nuk i ka interesuar fare marrja e shenjave të gishtave që kanë qenë në revolen e Sylës apo jo?

Fjolla Morina: Jo nuk kanë marrë shenjat e gishtave sepse shenjat e mia të gishtave nuk kanë qenë aty, nuk e kam prekur fare armën me dorë dhe nuk kam pasur kurrë probleme në jetë me shtetin shqiptar. Ishte hera e parë që përballesha me këto, por që ka ngel e imja dhe unë akoma po pres Apelin dhe i bëj thirrje shtetit shqiptar që sa më shumë të këqyrë rreth kësaj sepse unë të lë një vajzë rrugëve, një fëmijë 8 vjet për Fisnik Sylën, të bëj burg për të është shumë e rëndë.

Sa vite ju ka dënuar Gjykata e Shkallës së parë?

Fjolla Morina: Më ka dënuar 6 vite, nuk mund të dal askund. Apeli nuk është e formës së prerë, unë po pres prej Apelit për të më bërë një thirrje për të thënë që arma nuk ishte e imja, kam rënë pre e mashtrimeve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat