Getinjo dhe Vivien mund të jenë bashkuar, ky detaj ngrit dyshime

Mediale Vip

Getinjo dhe Vivien mund të jenë bashkuar, ky detaj ngrit dyshime

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:39
Getinjo dhe Vivien

Getinjo dhe Vivien janë rikthyer sërish në fokus.

Kjo pasi që një TikTok i publikuar sot nga bukuroshja durraske, ka trazuar rrjetin.

Ajo është shfaqur me syze që janë identike me ato të Getinjos.

Image
Getinjo dhe Vivien

Kaq ka mjaftuar që fansat të jenë të bindur për një ribashkim, ndonëse nuk dihet nëse syzet i kanë mbetur Vivit nga periudha bashkë apo thjesht bëhet fjalë për një rastësi.

Çifti pas Big Brother VIP, ishin ndarë dhe më pas u ribashkuan, për t’u ndarë sërish (me gjasë por jo sigurt definitivisht).

Vivien nëpër intervista televizive kishte treguar se e do shumë Getinjon dhe ka respekt për të, mirëpo lidhja ishte bërë e pamundur të vazhdohej shkaku i veseve të reperit.

Ndërkohë, reperi prej kohësh shfaqet dukshëm më i përkushtuar ndaj fesë, duke shkruar një faqe të re për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat