‘Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni’ – Ilnisa habit me deklaratën e saj

Mediale Vip

‘Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni’ – Ilnisa habit me deklaratën e saj

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:45
Ilnisa, Meitoni dhe Egla

Ish-banorja e BBVA, Ilnsia Agolli së fundi e ftuar në “Wake Up” ku ka komentuar lojën e pesë finalistëve.

Teksa u pyet mbi thashethemet se Egla ka një pëlqim për të dashurin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja u shpreh që aktorja e ka seksualizuar konkurrentin gjatë gjithë kohës në disa forma të ndryshme.

“Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënës që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën.”– tha Ilnisa.

Gazetari: Nëse ti do të kishe mundësinë ta takoje Meritonin dhe ta këshilloje, për këto katër ditët e fundit që kanë mbetur, çfarë do t’i thoshe?

Ilnisa: Do t’i thosha të vazhdojë kështu siç është, sepse nuk ka rëndësi finalja, rëndësi ka vrapi në këtë pistë dhe unë medoj që ai vrapoi siç duhet.

Nga ana tjetër, gazetarja tha se nuk i konsideron finalistë dy konkurrentët sepse sipas saj ata janë “finalistë turpi”.

“Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera”– u shpreh Ilnisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat