Kanë një dashuri të madhe, por zbulohen arsyet që çuan në një krizë në mes të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Mediale Vip

Kanë një dashuri të madhe, por zbulohen arsyet që çuan në një krizë në mes të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Më: 22 maj 2024 Në ora: 14:20
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Dy vjet pas ribashkimit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, po merren me çështje martesore për shkak të “qasjeve të tyre shumë të ndryshme” ndaj famës dhe vëmendjes.

Mes thashethemeve të vazhdueshme për divorc dhe lajmeve se të dy po jetojnë në shtëpi të ndara, burime të shumta treguan për tensionin që dyshja kanë aktualisht.

“Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”, tha një burim.

Një burim në industrinë e filmit shpjegoi se Affleck ka qenë “gjithmonë i impresionuar” nga etika e punës dhe suksesi i Lopez.

Megjithatë, “të ndajë gjithmonë jetën e saj nuk është mënyra e tij”.

Burimi shtoi: “Edhe pse ai e admiron atë për të, kjo nuk e bën atë të lumtur dhe shkakton stres në jetën e tij dhe më pas në të sajën. Nuk ka dyshim se stilet e tyre të ndryshme bien ndesh”.

“Ai është më introspektiv dhe privat. Ajo i pëlqen të hapë zemrën e saj për fansat dhe për botën. Kjo i bën ata dukshëm të ndryshëm dhe ka qenë e vështirë në marrëdhëniet e përditshme”, thotë një tjetër burim.

Pavarësisht kësaj, tha burimi, dashuria e dy yjeve për njëri-tjetrin ka kaluar nëpër ato pengesa: “Ka pasur gjithmonë përplasje në stilet e tyre, mënyrën se si i trajtojnë çështjet dhe veprimet e tyre, por asgjë nuk e ka ndalur dashurinë e tyre ndër vite. Kjo është një histori e madhe dashurie”.

Lopez dhe Affleck rindezën romancën në vitin 2021, gati 20 vjet pasi ata anuluan fejesën e parë.

Javën e kaluar, revista People raportoi se Affleck aktualisht nuk jeton në rezidencën në Bel Air që ai dhe Lopez blenë së bashku vitin e kaluar.

Në vend të kësaj, ai po qëndron në një nga pronat e tyre të tjera ndërsa filmon “The Accountant 2”.

Thashethemet për një ndarje u bënë që kur Affleck u pa në dalje të ndryshme gjatë fundjavës pa unazën e tij të martesës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat