“Me Gjylen” rikthehet me episod të ri “Vejushkat” dhe rikthimin e Mensur Safqiut

Mediale Vip

“Me Gjylen” rikthehet me episod të ri “Vejushkat” dhe rikthimin e Mensur Safqiut

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:56
“Vejushkat”

Seriali i dashur për publikun, “Me Gjylen”, ka bërë një rikthim triumfal në ekranet tona me episodin e 61-të të titulluar “Vejushkat”. Ky episod paralajmëron një kthesë të re në serinë, si dhe rikthimin e aktorit të njohur Mensur Safqiu.

Në episodin e fundit, fansat e serialit do të gjejnë Gjylën në një situatë unike dhe të pazakontë. Shfaqet krah dy mikeshave të saj, të cilat, si edhe Gjyla, kanë ngelur vejusha pas arrestimit të burrit të tyre të përbashkët, Seladinit.

Për t’u përballur me këto sfida të reja, atyre u bashkohet edhe Nerimani, interpretuar nga aktorja Xhejlane Godanci, një mikeshë e ngushtë e Gjyles, e cila është gjithashtu në të njëjtën gjendje pasi bashkëshorti i saj po ashtu ndodhet pas hekurave.

Episodi është i mbushur me situata komike që rrjedhin nga përpjekjet e këtyre gruas për të menaxhuar dinamikat e reja familjare dhe sociale nën të njëjtën çati. Katër vejushat të vendosura të mos ulin kokën përballë sfidave, tregojnë se forca dhe humorit e tyre mund ta bëjnë jetën më të lehtë dhe më të hareshme.

Duke sjellë qeshje dhe momente të ngrohta, “Me Gjylen” vazhdon traditën e vet si një prej serialeve më të dashura dhe të ndjekura nga publiku shqiptar.

Episodi i ri, “Vejushkat”, garanton një orë argëtimi dhe tregon se si seriet e suksesshme mund të zhvillohen dhe të rriten me personazhe dhe situata të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat