Arrestohet artisti amerikan, akuzohet për vjedhje

Mediale Vip

Arrestohet artisti amerikan, akuzohet për vjedhje

Më: 24 maj 2024 Në ora: 12:04
Sean Kingston

Sean Kingston është arrestuar.

Artisti 34-vjeçar u arrestuar të enjten në Kaliforni, disa orë pasi nëna e tij u vu në pranga në Florida.

“Këtë mbrëmje, policia në Fort Irwin, Kaliforni, arrestoi Kisean Anderson, i njohur si Sean Kingston pa incidente në bazë të një urdhër-arresti të Zyrës së Sherifit të Broëard për akuza të shumta mashtrimi dhe vjedhjeje”, konfirmoi Zyra e Sherifit Broward për People në një deklaratë.

Sipas hetuesve, ai do të burgoset në San Bernardino, Kaliforni.

Një urdhër-arresti për Sean ishte lëshuar më herët gjatë ditës pas një bastisjeje në një rezidencë në Florida të Jugut që ai po merrte me qira. Sean ishte në Kaliforni për një performancë në kohën e bastisjes.

Gjatë bastisjes, nëna e Sean, Janice Turner u arrestua në shtëpi me akuzat e saj të shumta për mashtrim dhe vjedhje.

Pas arrestimit të nënës së tij dhe para arrestimit të tij, Sean iu drejtua situatës në Instagram duke shkruar: “Njerëzit e duan energjinë negative! Unë jam mirë dhe nëna ime po ashtu. Avokatët e mi po trajtojnë çdo gjë ndërsa flasim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat