Njihuni me Françeska Rustemin, Miss Universe Albania 2024

Mediale Vip

Njihuni me Françeska Rustemin, Miss Universe Albania 2024

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 08:38
Françeska Rustemi

19-vjeçarja Françeska Rustemi u shpall Miss Universe Albania 2024.

Me origjinë nga qyteti i Durrësit, Françeska rrëmbeu kurorën e më të bukurës dhe bëhet kështu vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Bukuroshja durrsake është zgjedhur disa përpara 4 vitesh si shoqëruesja e parë e miss-it në kompeticionin e bukurisë “Miss Shqipëria 2020”, ku ishte vetëm 15-vjeçe.

Gjatë spektaklit të bukurisë, i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve nuk munguan surprizat dhe të ftuarit ku Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat