Ethet e finales rindezin debatet në BBVIP, Egla Ceno përplaset me Meriton Mjekiqin! Moderatori: Po më kërcënon?! Më lër rehat se…

Mediale Vip

Ethet e finales rindezin debatet në BBVIP, Egla Ceno përplaset me Meriton Mjekiqin! Moderatori: Po më kërcënon?! Më lër rehat se…

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:03
Egla dhe Meritoni

Ethet e finales kanë rindezur debatet në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Mbrëmjen e sotme, Egla Ceno është përplasur me Meriton Mjekiqin.

Egla e ka pyetur Meritonin se çfarë do bëjë pasi të dalë nga Big Brother, ndërsa ai ka replikuar duke e pyetur nëse po e kërcënon.

Më tej,  debati ka vijuar me tone ofenduese, ku Egla e quan Meritonin ‘jargë’, ndërsa ky i fundit i thotë që ta lërë rehat sepse nuk ka nerva të merret me të.

Pjesë nga debati:

Egla: Nesër çfarë do bësh?

Meritoni: Po më kërcënon? Po ndihem i kërcënuar

Egla: Ankohu te zyra! Jam në qejf edhe sot nga Vëllai i Madh, nesër çfarë do bësh? Apo kështu çun legeni je, që fshihesh pas gjërave

Meritoni: Ke të drejtë! Inteligjente je, ama jo veç mbas…

Egla: Je një jargë

Meriton; Ik o Egla në lër rehat se po përtoj të debatoj me ty

Egla: Meritoooon, o Meritoooon

Meriton: Ik o teta Englatina

Egla: Na sillni një çikë një bionde për djalin, se po ndjehet keq (bën sikur e pështyn Meritonin)

Meritoni: Auuu, dole prej vetes shpirt

Egla: Po, dola e ke mbrapa. Shife ke një Egla mbrapa

Meritoni: Veç dy minuta u mora me ty dhe të nxora prej vetes, o dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat