Begaj takon drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerëson angazhimin e programit vullnetar amerikan

Shqipëria

Begaj takon drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerëson angazhimin e programit vullnetar amerikan

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:02
Pamje nga takimi

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn. Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikane e cila ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat