Rita Ora duket senzacionale në festën e komunitetit LGBT+, në kuadër të Muajit të Krenarisë

Mediale Vip

Rita Ora duket senzacionale në festën e komunitetit LGBT+, në kuadër të Muajit të Krenarisë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 19:08
Rita Ora

Rita Ora, këngëtarja shqiptaro-britanike 33-vjeçare, u bashkua me këngëtaren Demi Lovato, 31-vjeçare, në darkën e organizuar nga Vas J Morgan për të festuar Muajin e Krenarisë, në një rezidencë private në Hollywood.

Rita shkëlqeu në veshjen e saj të guximshme në material rrjete dhe i mbajti flokët në stilin kaçurrela të lirshme.

Ndërsa, Demi Lovato dukej gjithashtu bukur e veshur me një kostum të zi lëkure me brez të lartë, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Vas, 35-vjeçar, ekspozoi gjoksin e tij të mbuluar me tatuazhe në një këmishë të bardhë të hapur, të kombinuar me xhinse argjendi metalik.

Ndërkohë, ylli i TOWIE, Chloe Sims, dukej elegante në një fustan të zi dhe çizme të gjata deri në gjunjë.

Image
Rita Ora

Vas ka qenë së fundmi në Australi për një projekt sekret. Gazeta Daily Mail Australia kupton se ylli britanik po planifikon lansimin e një marke në qershor me një nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit.

Kjo vjen pak ditë pasi ai u pa duke festuar me Ritën në lansimin e markës së saj të kujdesit për flokët “Typebea” në Sydney.

Image
Rita Ora

Vas u fotografua duke festuar me emra të tillë si Tammy Hembrow, Pip Edwards dhe nusja e “Married At First Sight”, Janelle Han

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat