Rreziku që vjen nga pijet e ëmbla

Mjekësi alternative

Rreziku që vjen nga pijet e ëmbla

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Foto Ilustrim

Rikthehen kritikat për pijet e ëmbla që sipas mjekëve në të gjithë botën, mund të favorizojnë në krijimin e patologjive të ndryshme, madje edhe të rënda, nëse konsumohen në mënyrë të tepruar dhe të vazhdueshme.

Alarmi më i fundit vjen nga Aaqib Habib Malik, doktor në Spitalin e Griffin në Connecticut që sëbashku me kolegët e tij ka analizuar një seri studimesh të ndërmarra mbi këtë çështje, duke marrë në konsideratë një kampion prej 400 mijë personash, mbi të gjitha fëmijë nën moshën 12-vjeç.

Duke analizuar dhe krahasuar rezultatet e kërkimeve të ndryshme, doli që efektet e pijeve me sheqer, favorizojnë jo vetëm shfaqjen e diabetit por edhe rritjen në mënyrë sistematike të presionit të gjakut, një ndër shkaqet kryesore të patologjive kardiake dhe të aparatit kardiovaskular.

Sipas mjekëve këto pije duhet të shiten me një limit të caktuar, mbi të gjitha për fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat