Kakao rrit vëmendjen intelektuale

Mjekësi alternative

Kakao rrit vëmendjen intelektuale

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Kakao

Përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse, thuhet në një studim të ri të shkencëtarëve italianë.

Kakao është i pasur me flavanol. Flavanoli mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. Prodhimet që përmbajnë 80 % kakao këshillohen të përdoren.

90 njerëz të moshuar me dëmtime të vogla njohëse u morën në analizë. Për rreth 8 javë, tri grupet kanë marrë kakao me nivele të ndryshme të flavanolit (të lartë, të mesëm dhe të ulët). Grupi që mori kakao me përmbajtje të lartë flavanoli realizoi një performansë më të mirë se të tjerët për sa u përket testeve të vëmendjes dhe reflektimit.

Ky përfundim u arrit nga studiuesit italianë të Universitetit të Aquilas. Shkencëtarët kanë bërë me dije se kakaoja është përbërësi numër një për të përforcuar trurin. Marrja e sasisë së kakaos duhet të jetë e përditshme, që edhe truri juaj të punojë në gjendje të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat