Rrathët e syve nuk tregojnë vetëm lodhjen

Mjekësi alternative

Rrathët e syve nuk tregojnë vetëm lodhjen

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Rrathët e zinj poshtë syve për shumicën prej nesh janë shprehi e lodhjes, apo një nate pa gjumë. Megjithatë, pavarësisht se sa gjumë flini, apo çfarë kremërash përdorni, ka edhe një tjetër shpjegim për rrathët e syve: Mund të shkaktohen nga alergjia.

Rrathët poshtë syve mund të kenë si shkak alergjinë, por sipas specialistëve edhe kjo varet nga lëkura. Ajo pjesë është më e hollë se kudo tjetër, nuk ka shumë yndyre apo hapësirë për të mbuluar enët e gjakut, të cilat zgjerohen për shkak të alergjive.

“Reaksionet alergjike mund të dobësojnë sistemin tuaj imunitar dhe të lëshojnë histaminë, e cila zgjeron venat e gjakut”, thotë një ekspert.

Një shkaktar i zakonshëm i rrathëve të syve është edhe bllokimi i hundëve. Kur hundët tuaja janë të zënë, venat zvogëlohen shumë tek sytë dhe bëhen më të errët. Në këtë rast këshillohet përdorimi i ujit fiziologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat