Ju nuk e dini se çaji i gjelbër është i shëndetshëm

Mjekësi alternative

Ju nuk e dini se çaji i gjelbër është i shëndetshëm

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:51
Foto Ilustrim

Çaji i gjelbër mund të ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Çaji i gjelbër mund të ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Çaji i gjelbër ka një mori anti-oksidantësh të ndryshëm kështu që kur ta pish ju do të përfitoni nga dobitë e ndryshme shëndetësore për të cilat do të flasim më poshtë.

Zvogëlon rrezikun e kancerit

Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në çajin e gjelbër dhe kancerin dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në çajin e gjelbër rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij çaji të gjelbër, ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%.

Lehtëson dhembjet nga artriti reumatoid

Nëse keni vuajtur nga artriti reumatoid për disa vite dhe je ballafaquar me dhembjet atëherë çaji i gjelbër mund të ndihmoj të lehtësosh dhembjet. Prapë ECEG mbron të gjitha dëmtimet e kërcit dhe zvogëlon të gjitha ënjtjet e shkaktuara nga ky çrregullim. Kjo është një nga dobitë shëndetësore të çajit të gjelbër që mjekët kanë vërejtur dhe kanë rekomanduar si një ilaç për shërimin e artritit.

Stabilizon nivelet e kolesterolit

Ke kolesterol dhe nuk po mundesh assesi ta stabilizosh? E pra, një dobi tjetër e çajit të gjelbër është aftësia e zvogëlimit të niveleve të kolesterolit! Çaji i gjelbër parandalon trupin tuaj në konvertimin e LDL (kolesteroli keq) në formë oksiduese. Çaji i gjelbër ndihmon në sigurimin që arteriet tua të jenë të pastra dhe gjithashtu ul gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

Forcon sistemin e imunitetit

A po sëmureni shpesh apo thjesht nuk po ndiheni mirë? Ky çaj mund të ndihmojë të forcosh sistemin e imunitetit kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh! Çaji i gjelbër është i njohur se forcon aktivitetin e qelizave T Gama Delta, të cilat të mbajnë të shëndetshëm.

Ju ndihmon të humbni peshë

Të gjithë dëshirojmë të humbin peshë dhe largojmë ato kilogramë të tepërt që vështirë largohen. Caji i gjelbër mund të ndihmoj të arrish atë qëllim! Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj.

Lufton alergjitë

Je njëri apo njëra nga ato që vuan nga alergjitë kur ndryshojnë sezonet? Nëse fillon të pish çaj të gjelbër nuk do t’i vëresh të gjitha ato alergji edhe aq shumë. Çaji i gjelbër jo vetëm që të ndihmon të mos teshtish, kollitesh dhe të kesh sy të përlotur, por gjithashtu bllokon prodhimin e histamines dhe imunoglobulines E. Që të dyja janë vërtetuar që nxisin dhe krijojnë reaksion alergjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat