Tri këshillat që ndikojnë në uljen e sheqerit në organizëm

Mjekësi alternative

Tri këshillat që ndikojnë në uljen e sheqerit në organizëm

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Rastet kur e teproni me sheqerin në ushqime apo pije nuk mungojnë përgjatë një viti.

Tashmë është kthyer në një traditë që në çdo tavolinë ku festohet një ushqim i ëmbël të jetë shtruar patjetër.

Kjo çon më pas në rritjen e sheqerit në gjak dhe mund të shfaqen një sërë problemesh shëndetësore.

Sigurisht që ka dhe shkaqe të tjera se përse sheqeri në gjak rritet duke filluar që nga stresi, kequshqyerja, stresi apo medikamente të ndryshme.

Gjithsesi nëse ndjeni se e keni tepruar me këtë substancë kohët e fundit asnjëherë nuk është vonë për të marrë situatën nën kontroll.

Më pak stres

Stresi siç edhe mund ta dini është shkaktar i shumë sëmundjeve dhe gjendjeve negative në trup dhe mendje.

Përveçse ju shtyn të konsumoni më shumë ushqime të shpejta e me gjasë me shumë sheqer, stresi vetë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Kështu mundohuni të qëndroni larg tij, qetësoni mendjen dhe trupin duke bërë një shëtitje të gjatë, merruni me aktivitet sportive dhe praktikoni joga apo meditim.

Një studim i vitit 2014 tregon se personat që praktikojnë jogën disa herë në javë kanë nivele më të pakta të sheqerit në gjak.

Konsumoni më shumë fibra

Për të ulur sheqerin tuaj në gjak, fibrat janë pa dyshim miku juaj më i mirë.

Sipas të dhënave ku bazohet edhe ky artikull, ushqimet e pasura me fibra dhe ujë ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak.

Kjo për shkak se ushqimet e pasura me fibra, treten më ngadalë dhe nuk përmbajnë shumë sheqer.

Kështu organizmi ka kohë të largojë sheqerin e mbetur në trup natyralisht.

Ushqime të pasura me fibër duhet të konsumojnë veçanërisht personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2, pasi ndihmon shumë në luftën kundër sëmundjes.

Pini ujë

Si gjithnjë, kura për çdo problem tuajin shëndetësor fillon nga hidratimi i mirë.

Në një studim të vitit 2017 tregohet se dehidratimi i trupit ndikon në sasi më të larta të sheqerit në gjak.

Kur sheqeri në trup është shumë i lartë, me shumë gjasë do të urinoni më shpesh dhe do të nxirrni më tepër lëngje nga trupi.

Dhe do të mbeteni të dehidratuar dhe me shumë sheqer të mbetur në trupin tuaj.

Gjithashtu konsumoni shumë probiotikë, uthull molle dhe flini më shumë gjumë për të ndihmuar trupin të qetësohet e të nxjerrë jashtë sheqerin e tepërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat