​Këmbë të forta për një sistem nervor gjithmonë të ri

Mjekësi alternative

​Këmbë të forta për një sistem nervor gjithmonë të ri

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Aktiviteti fizik është një mjet i shkëlqyeshëm për të qëndruar i shëndetshëm dhe për ta përmirësuar atë, shkruan faqja italiane e internetit Il Giornale.it.

Ndihmon për të mbajtur disponimin të lartë dhe shpesh çon në krijimin e marrëdhënieve të reja njerëzore, prandaj është një mjet i vlefshëm për stimulimin e trupit dhe trurit, duke ngadalësuar kështu plakjen fizike dhe mendore.

Ekzistenca e një lidhjeje të ngushtë midis mirëqenies së organizmit dhe asaj të trurit është konfirmuar kohët e fundit nga një studim i botuar në revistën ”Gerontology”, i kryer nga një grup studiuesish nga ”King’s College” në Londër.

Studimi monitoroi, në disa raste dhe për 10 vjet rresht, shëndetin fizik dhe mendor të 324 çifteve binjakësh, duke filluar nga mosha nga 43 në 73 vjeç.

Ekspertët vlerësuan shpejtësinë e plakjes në lidhje me forcën dhe fuqinë muskulore të këmbëve të secilit subjekt.

Nga monitorimi doli se, gjatë 10 viteve, ata që kishin formë më të mirë fizike dhe forcë muskulore në gjymtyrët e poshtme që nga fillimi i studimit gjithashtu kishin një plakje më të përmbajtur të trurit.

Ushtrimet e vazhdueshme dhe të rregullta mund të jetë mënyra më e lehtë për të jetuar më mirë dhe më gjatë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat