Ja çfarë ndodh nëse masazhoni këtë pikë në vesh

Mjekësi alternative

Ja çfarë ndodh nëse masazhoni këtë pikë në vesh

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në vitin 1950, ka qenë neurologu francez, Dr. Paul Nogier i cili ka zbuluar se veshi krahasohet me një hartë, që ngjan si në fetus i kthyer përmbys.

Veshët janë të lidhur me një gjendje të caktuar emocionale, anatomike dhe me aspekte psikologjike të trupit.

Nëse masazhoni disa pjesë anatomike të veshëve, mund të eliminoni brenda pak kohësh dhimbje të pjesëve të ndryshme të trupit.

Pika e vendosur në pjesën kockore në formë trekëndëshi, tek veshi, nëse masazhohet mund të ndikojë në lehtësimin e disa sëmundjeve mendore dhe psikike, si frika, stresi, dhimbja apo inflamacioni, por edhe kundër depresionit, pagjumësisë dhe ndjeshmërisë së lartë.

Në vitin 1950, ka qenë neurologu francez, Dr. Paul Nogier i cili ka zbuluar se veshi krahasohet me një hartë, që ngjan si në fetus i kthyer përmbys.

Teorinë e tij e ka çuar më përpara, një fizikant amerikan, Terry Oleson. Ai vëzhgoi teknikat e akupunkturës së veshit dhe identifikoi gjendjen fizike dhe shëndetësore të pacientëve me saktësi në 75 për qind të rasteve.

Pika të ndryshme të veshit, kur aplikohet akupuntura, arrijnë të stabilizojë çrregullimet funksionale të organizmit.

Teknikat lidhen me refleksologjinë dhe akupunktura auriculare mund të praktikohet duke përdorur gjilpëra shumë të shkurtra dhe të holla, ose nëpërmjet presionit fizik në pjesë të caktuara të veshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat