28 vjeçarja lufton kancerin e vezoreve përmes dietave vegane

Mjekësi alternative

28 vjeçarja lufton kancerin e vezoreve përmes dietave vegane

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 00:54
Foto

Një 28 vjeçare ka njoftuar se përmes një diete vegane dhe trajtimeve të tjera holistike, është duke e luftuar sëmundjen e kancerit të vezoreve, pasi e njëjta refuzoi kimioterapinë.

Jasmine Kerr nga Bristol i Anglisë, u diagnostikua me tumore potenciale për t’u bërë kancerozë.

Për shkak të rrezikut, asaj iu desh të hiqnin shumicën e sistemit të saj riprodhues duke e detyruar atë në menopauzë të hershme në moshën 17 vjeçare, shkruan Daily Mail.

“Pas vitesh dhimbje të forta barku unë u diagnostikova me një formë të rrallë të kancerit të vezoreve me rritje të ngadaltë në dhjetor 2019. Mjekët e mi më thanë se kisha një vit për të jetuar” tha ajo.

Kerr thotë se parashikimet e mjekëve se ajo nuk do të jetojë gjatë, po i sfidon me dieta të ndryshme ku po shmang mishin, qumështin dhe produktet e tjera nga kafshët.

”Unë bëra hulumtimin tim dhe zbulova se kanceri është një sëmundje autoimune që drejtohet nga hormonet dhe ushqehet nga hormonet në mish dhe ushqime të qumështit, si dhe energjia nga sheqeri” tha ajo.

Në kohën kur Jasmine u diagnostikua kanceri i saj ishte në fazën e tretë, kështu që mjekët kishin menduar se ishte dispepsi, por ajo kishte kërkuar skanime që zbuluan tumoret dhe hyri direkt në operim për t’i hequr ato.

“Ishte shumë traumatuese kur zbulova se kurrë nuk do të kisha mundësi të bëja fëmijë kur të zgjohesha nga operacioni, por thjesht doja të besoja se do të isha mirë dhe do të vazhdoja jetën”.

“Simptomat e mia vazhdonin të ktheheshin dhe përkeqësoheshin – kisha dhimbje të forta ku as nuk mund të ngrihesha dhe pashë gjak kur shkova në tualet kështu që e dija se diçka nuk ishte në rregull sepse nuk kisha pasur një periudhë që para operacioni i parë”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat