A e mban një mollë në ditë doktorin larg?

Mjekësi alternative

A e mban një mollë në ditë doktorin larg?

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Një mollë në ditë mban doktorin larg,kështu thonë për vlerat shëndetësore që molla ka. Është një frut i cili ka përfitime të shumta, duke filluar nga farat që përmbajnë albuminë dhe yndyrë.

Një pjesë e mirë e vitaminave si B1, C, E, P, B2 gjenden pikërisht në lëkurën e mollës, ndaj do ishte e këshillueshme ta konsumonit me lëkurë.

Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet që na sjell molla:

Kontrollojnë oreksin

Mollët jeshile përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. Pra nëse vuani nga oreksi i dobët, konsumoni një mollë jeshile.

Lufton pagjumësinë

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë.

Lufton astmën

Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë

Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

Ulin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

Mollët jeshile kryesisht zvogëlojnë problemet e mëlçisë dhe parandalojnë problemet e traktit digjestiv.

Lehtësojnë tretjen

Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë  sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban.

Një mollë në ditë mban doktorin larg,kështu thonë për vlerat shëndetësore që molla ka. Eshtë një frut i cili ka përfitime të shumta, duke filluar nga farat që përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Një pjesë e mirë e vitaminave si B1, C, E, P, B2 gjenden pikërisht në lëkurën e mollës, ndaj do ishte e këshillueshme ta konsumonit me lëkurë.

Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet që na sjell molla:

Kontrollojnë oreksin

Mollët jeshile përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. Pra nëse vuani nga oreksi i dobët, konsumoni një mollë jeshile.

Lufton pagjumësinë
Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë.

Lufton astmën

Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë

Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

Ulin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

Mollët jeshile kryesisht zvogëlojnë problemet e mëlçisë dhe parandalojnë problemet e traktit digjestiv.

Lehtësojnë tretjen

Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë jeshile sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat