Mund të mos e kenë ADN-në e njëjtë binjakët identikë

Mjekësi alternative

Mund të mos e kenë ADN-në e njëjtë binjakët identikë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Mutacionet që lindin në fillim të zhvillimit mund të jenë përgjegjëse për ndryshimet gjenetike.

Mesatarisht binjakët identikë ndryshojnë nga 5.2 ndryshime gjenetike, raportuan studiuesit për Nature Genetics, me 7 janar të këtij viti. Gjetja është e rëndësishme sepse binjakët identikë – të quajtur gjithashtu binjakë monozigotikë vijnë nga një vezë e vetme e fekonduar dhe shpesh studiohen për të përcaktuar nëse tipare të veçanta, sëmundje ose gjendje vijnë nga gjenetika apo nga ndikimet mjedisore. Binjakët identikë mendohej se ishin gjenetikisht të njëjtë, kështu që ndryshimet në shëndetin e tyre u konsideruan të ishin produkt i mjedisit të rrethues. Zbulimi i ri sugjeron që disa ndryshime gjenetike mund të jenë shkak i ndryshimeve midis binjakëve.

Binjakët identikë mendohej se ishin gjenetikisht të njëjtë, por një studim i ri zbulon se nuk është gjithmonë kështu.

Binjakët identikë mund të mos jenë kopje të karbonit në nivelin e ADN-së.

Studiuesit në Islandë deshifruan përbërjen e plotë gjenetike ose gjenomin e 381 palë binjakësh identikë. Prej tyre, 38 çifte ishin dublikate gjenetike të njëri-tjetrit, por shumica kishin disa ndryshime në AND, që ndoshta lindën shumë herët në zhvillim, apo pak para se një embrion të ndahej, ose thjeshtë pak pas ndarjes. Disa nga binjakët kishin shumë ndryshime gjenetike, duke përfshirë 39 çifte që kishin më shumë se 100 ndryshime midis tyre.

Modelet e mutacioneve midis binjakëve tregojnë që embrionet nuk ndahen rregullisht kur binjakët formohen. Disa binjakë mund të lindin kur një qelizë e vetme ose një grup i vogël qelizash ndahen nga embrioni. Numri i qelizave prej të cilave krijohen binjakët mund të përcaktojë se sa të ndryshëm gjenetikisht mund të jenë ata, ndërkaq ndarjet më të pabarabarta të embrionit çojnë në një numër më të madh të ndryshimeve midis binjakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat