Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë nga urinimi në dush

Mjekësi alternative

Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë nga urinimi në dush

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Debati nëse është apo jo mirë të urinoni në dush, është tradicionalisht i lidhur me problemet e higjienës.

Mjekja Alicia Jeffrey Thomas, trajtoi temën e ndjeshme në një video të titulluar “pse nuk duhet të urinoni në dush”.

Mjekja shpjegoi se zakoni mund të ndikojë si në përshtatshmërinë e fshikëzës ashtu edhe në dyshemenë e legenit.

Doktoresha Jeffrey Thomas shpjegoi: “Nëse urinoni në dush, apo hapni rubinetin dhe pastaj uleni në tualet dhe urinoni, po krijoni një lidhje në tru midis zhurmës së ujit të rrjedhshëm dhe nevojës për të urinuar”.

“Kur e kombinoni atë me mosfunksionim të dyshemesë së legenit, atëherë kjo potencialisht do të çojë në disa problem të rrjedhjes së fshikëzës kur dëgjoni ujë të rrjedhshëm jashtë dushit”, shtoi mjekja Alicia Jeffrey Thomas.

Hulumtimet mbi efektet e ujit të rrjedhshëm sugjerojnë se përjetimi i dëshirës për të urinuar nën zhurmën e ujit është një përgjigje e kushtëzuar dhe refleksive. Arsyeja për këtë besohet të jetë për shkak të ngjashmërisë me zhurmën qe bën kur urinojmë, e cila prodhon një lidhje psikologjike me veprimin.

Një teori e dytë sugjeron që zhurma e ujit të rrjedhshëm bën që truri ynë të komunikojë me sfinkterin – që është unaza e muskujve që kontrollon urinën që kalon përmes uretrës për të bërë atë të hapur. Mos mbajtja e urinës përcaktohet nga NHS si lëshimi i paqëllimshëm i urinës, i cili besohet se prek miliona njerëz. Edhe pse problemi zakonisht shoqërohet me plakjen, lindja e fëmijëve është një tjetër faktor i njohur rreziku.

NHS shpjegon “Shpesh ka vetëm disa sekonda midis nevojës për të urinuar dhe lirimit të urinës. Nevoja juaj për të urinuar mund të shkaktohet nga një ndryshim i papritur i pozicionit, apo edhe nga zhurmat e ujit të rrjedhshëm”.

Për dallim nga gratë, burrat kanë prostatë e cila mbështet fizikëzën, duke e bërë të rregullt urinimin gjatë qëndrimit në këmbë. Mjekja Jeffrey Thomas tha “Për ne që kemi lindur me anatomi femërore, nuk kemi për qëllim të urinojmë në këmbë. Dyshemeja e legenit nuk do të relaksohet siç duhet, që do të thotë se ne nuk do ta zbrazim fshikëzën tonë shumë mirë. Pra, përpiquni të urinoni para se të ndizni ujin e dushit dhe nëse ndjeni nevojë ndërsa jeni nën dush, përpiquni ta injoroni atë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat