Antibiotikët natyralë që çdokush i ka në shtëpi

Mjekësi alternative

Antibiotikët natyralë që çdokush i ka në shtëpi

Më: 8 janar 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Nuk janë thjesht erëza aromatike dhe ushqime, por ilaçe të mirëfillta dhe antibiotikë natyralë, pikërisht falë vetive të tyre shëruese. Ja se si përcaktohen si kurë shëruese natyrale ushqimet si hudhra apo qepa, erëzat si rigoni, xhenxhërfili dhe kanella.

Gjithnjë e më shpesh këto ushqime e erëza janë objekt studimi nga shpenca, për shkak të cilësive kurative që i karakterizojnë.

Mjalti

Në një studim të botuar së fundmi, studiuesit e Universitetit “Salve Regina” në Newport, Rode Island, kanë arritur në përfundimin se mjalti i papërpunuar është një ndër antibiotikët më të mirë natyralë. Autorja kryesore e këtij studimi, Susan M. Meschwitz, ka deklaruar rezultatet në asamblenë kombëtare të “American Chemical Society” se “Cilësia e vetme e mjaltit qëndron në aftësinë për të luftuar infeksionet në shumë nivele, duke bërë mjaft të vështirë që bakteret të rezistojnë”. Mjalti përdor një kombinim “armësh” ndër të cilët polifenolët, peroksidi e hidrogjeni.

HUDHRA

Që në shekujt e kaluar hudhra konsiderohet një kurë natyrale me cilësi të efektshme kurative, me veti të mëdha antivirale dhe antibakteriale. Është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në shkatërrimin e radikaleve të lira, të cilët janë përgjegjës për përkeqësimin e organizmit. Veprimet e radikaleve të lira përgjatë kohës mund të çojnë në patologji kardiake dhe kancer. Hudhra ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, lufton infeksionet e lëkurës dhe mbron zemrën.

QEPA

Qepa, njësoj si hudhra, konsiderohet si ilaç natyral me cilësi të fuqishme antibakteriale. Gjithashtu ka cilësi diuretike, që ndihmon organizmin që të pastrohet. Kryen veprim antiiflamator dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Është e nevojshme për të parandaluar (edhe gjatë një kure me ilaçe) ftohjen, gripin dhe dhimbjen e fytit.

AVOKADO

Avokado është konsideruar nga këndvështrimi shkencor si një ushqim i rëndësishëm, nga ku mund të marrim ekstrakte që janë shumë efikase kundër disa baktereve rezistentë si stafilokoku.

Fara e këtij fruti është shumë e nevojshme për probleme të ndryshme të stomakut. Qetëson diarrenë dhe inflamacionet gastrointestinale, duke parandaluar në këtë mënyrë formimin e ulçerës.

 ÇAJI JESHIL

Nga gjethet e çajit jeshil, përveç pijes së shijshme që e konsumojmë të gjithë, mund të marrim një polifenol në gjendje që të veprojë në mënyrë sinergjike me antibiotikët gjatë trajtimit të streptokokut dhe bakterit mjaft të rrezikshëm Escherichia coli (E-coli). Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë, që ka veprim parandalues kundër shfaqjes së disa tipologjive të tumorit, në veçanti atij të lëkurës.

XHENXHËRFILI

Xhenxhërfili është një ilaç i vërtetë për shëndetin. Mund të konsumohet i freskët apo si erëz (pluhur). Veprimi përfitues i xhenxhërfilit ndikon në parandalimin e gripit, dhimbjes së fytit, kollës dhe ftohjes. Gjithashtu, xhenxhërfili është cilësuar si një ndër dhjetë ushqimet me cilësi shumë të mëdha kundër kancerit.

RIGONI

Nuk është thjesht një erëz aromatike që përdoret në gatim për t’i dhënë shije recetave, por edhe një erëz e vërtetë mjekësore, e nevojshme për të mbrojtur shëndetin, falë cilësive të mëdha terapeutike. Mund ta quajmë pa frikë një analgjezik, antiseptik dhe lehtësues natyral dhimbjesh. Vaji esencial i rigonit ka veti të fuqishme antibakteriale dhe është i nevojshëm për kurimin e sëmundjeve që lidhen me rrugët e frymëmarrjes.

KANELLA

Shpesh e përdorim si erëz për ëmbëlsira, por kanella është një erëz, të cilën duhet ta përdorim çdo ditë për të mirën e shëndetit tonë. Qetëson dhimbjet menstruale, është një antibakterial natyral, qetëson dhimbjet që shkaktohen nga artriti, kontribuon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndikon në qetësimin e ftohjes dhe të dhimbjes së fytit.

KURKURMA

Kjo erëz është përdorur në mjekësinë kineze për mijëra vjet, pasi lufton një gamë të gjerë infeksionesh. Cilësitë antibakteriale dhe antiinflamatore janë shumë efikase në trajtimin e infeksioneve bakteriale. Mund të përdoret edhe për të shëruar plagët dhe infeksionet e lëkurës.

EKSTRAKTI I FARAVE TË QITROS

Ekstrakti i farave të qitros konsiderohet si një ilaç shumë i fuqishëm kundër virozave dhe baktereve. Ka një sasi të lartë substancash antioksidante që luftojnë sëmundjet, si esperdina, e cila stimulon në mënyrë natyrale sistemin imunitar. Ekstrakti i farave të qitros përmban Vitaminë C, acid citrik, sterole dhe gjurmë kripërash minerale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat