Mënyra më e mirë për të zëvendësuar lëngjet e humbura pas stërvitjes?

Mjekësi alternative

Mënyra më e mirë për të zëvendësuar lëngjet e humbura pas stërvitjes?

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Ju mund të mendoni se përgjigja për këtë pyetje është mjaft e qartë: duke pirë shumë ujë. Epo kjo është edhe nuk është e saktë.

E rëndësishme është të mbani ekuilibrin e duhur kur rihidratoheni pas stërvitjes.

Nëse pini shumë lëngje shumë shpejt, trupi juaj natyrshëm gjithashtu largon të gjitha lëndët ushqyese që po përpiqeni të zëvendësoni.

Ju gjithashtu rrezikoni t’i shkaktoni vetes dëm nëse pini vetëm ujë dhe jo kripëra dhe minerale.

Kjo mund të shkaktojë ngërçe ose hiponatremi, një gjendje që shkakton ënjtje në tru dhe që mund të jetë fatale.

Gjithmonë duhet të siguroheni që të zëvendësoni kripërat që keni humbur gjatë stërvitjes në të njëjtën kohë me lëngjet.

Kloruri i natriumit është më i rëndësishmi për t’u zëvendësuar nga mineralet, të tjerë janë kaliumi dhe magnezi.

Lajmi i mirë është se kripën që ju nevojitet mund ta merrni lehtësisht nga ushqimi.

Burime natyrore të kaliumit dhe magnezit janë bananet, zarzavatet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile, patatet e bardha dhe të ëmbla, agrumet, domatet, kivi, kungulli, bajamet, kikirikët dhe arrat.

Mënyra se si rihidratoheni pas stërvitjes varet nga 2 faktorë:

1. Sa lëngje keni humbur

Ju mund të krijoni një ide se sa lëngje keni humbur gjatë stërvitjes duke matur peshën e trupit tuaj para dhe pas aktivitetit.
Gjithashtu mund të kuptoni më shumë rreth shkallës së dehidratimit duke kuptuar nivelin e etjes dhe të ngjyrës së urinës.

2. Çfarë të konsumoni para dhe pas aktivitetit fizik

Nëse ju ndajnë vetëm 24 orë nga aktiviteti juaj i ardhshëm, duhet të konsumoni ushqim të mjaftueshëm, ku përfshihen kripërat, elektrolitet dhe lëngjet.

E njëjta gjë vlen edhe mbas përfundimit të aktivitet që kryet.

Nëse duhet të ushtroheni brenda 6 orëve nga seanca juaj e fundit, do t’ju duhet të një kombinim i ujit dhe natriumit që tejkalon deficitin ekzistues të peshës trupore (më shumë se pesha që keni humbur).

AgroWeb.org rekomandon që të zëvendësoni 125% deri në 150% të rënies suaj të masës trupore të kombinuar me ekuivalentin prej rreth 1 g/L deri në 2 g/L natrium.

Ushqyes të tjerë që janë të rëndësishëm pas stërvitjes

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se është e rëndësishme që të konsumoni proteina dhe karbohidrate pas stërvitjes për të siguruar një rikuperim të plotë.

Udhëzimet nga ekspertët thonë se pijet me përmbajtje të ulët të kafeinës dhe alkoolit (birra) mund të konsumohen në moderim nëse synoni të rihidratoheni për 24 orë.

Mund të jetë më mirë t’i shmangni nëse dëshironi të rihidratoheni shpejt, pasi ato kanë një veprim të butë diuretik.

Alkooli i fortë nuk këshillohet, sepse vepron si një diuretik i fortë dhe ju bën të humbni shumë lëngje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat