Dhimbja që shoqëron ngërçin e gishtave të këmbës është aq përvëluese sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë.
Dhimbja që shoqëron ngërçin e gishtave të këmbës është aq përvëluese sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë.
Ngërçi i gishtave të këmbës të kap krejt papritur, madje edhe natën. Një problem i tillë zgjat për disa sekonda dhe në rastin më të keq mund të zgjasë deri në 15 minuta.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për shkaktarët e ngërçit të gishtave të këmbës dhe çfarë problemesh paralajmëron ai.
Ekspertët janë të mendimit se shpërthimet e shpeshta të ngërçit të gishtave janë tregues i ndonjë problem mjekësor. Një problem i mundshëm është ai i sistemit qendror nervor apo të qarkullimit të gjakut.
Çfarë e shkakton ngërçin e gishtave të këmbës?
Dehidratimi
Mungesa e mineraleve si kaliumi, kalçiumi dhe magnezi por edhe dehidratimi janë nxitës të shfaqjes së ngërçit.
Kur njeriu kryeni një aktivitet fizik, ai nxjerr mineralet nga trupi nëpërmjet djersës.
Mungesa e tyre shkakton kontraktime muskulare dhe ngërçe të ndryshme.
Këpucët e ngushta
Këpucët e ngushta pengojnë qarkullimin e lirshëm të gjakut në zonën e këmbëve.
Nëse gishtat ju mpihen ose nuk i lëvizni dot kur mbani veshur këpucët, atëherë ato janë tepër të ngushta dhe nuk duhet t’i vishni.
Plakja
Plakja është një proces që lë pasoja tek këmbët.