Shumë njerëz e përdorin atë në kuzhinë, por jo shumë do të mendonin ta përdornin për të mbështjellë pjesët e trupit.
Mund të tingëllojë si një ide e çuditshme, por rezulton se letra e aluminit është një produkt i shkëlqyeshëm për disa sëmundje.
Mbështjellja e pjesëve të trupit me letër alumini mund të sjellë shumë përparësi dhe përfitime.
Për shembull, është i shkëlqyeshëm për lodhjen, lehtëson dhimbjet e kyçeve, zbut dhimbjen nga djegiet dhe madje mund të përdoret për të kuruar ftohjen, raporton Tips and tricks.
Letra e aluminit ka një sasi të mahnitshme aplikimesh të dobishme që mund të mos i kishit menduar kurrë më parë.
Nëse keni nevojë të hekurosni disa rroba, por nuk keni kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë, letra e aluminit është zgjidhja ideale.
Mbështilleni një veshje me një copë letre alumini dhe më pas hekurosni atë. Për shkak të letrës, veshja do të hekuroset në të dy anët në të njëjtën kohë dhe kështu do të përfundoni shumë më shpejt punën.
Gërshërë të pamprehura? Nuk është problem. Nëse përdorni letër alumini, gërshërët do të jenë të bukura dhe të mprehta para se ta kuptoni. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni një copë fletë alumini dhe më pas ta prisni në copa më të vogla. Kjo është e gjitha!