Shpresë në mjekësi, inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në luftën ndaj kancerit të rrallë

Mjekësi alternative

Shpresë në mjekësi, inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në luftën ndaj kancerit të rrallë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 09:33
Sipas një studimi të ri, AI mund të dallojë detajet e padukshme për syrin e lirë

Inteligjenca artificiale është thuajse dy herë më efektive për të përcaktuar shkallën e agresivitetit të një forme të rrallë kanceri duke krahasuar skanerët.

Sipas një studimi të ri, AI mund të dallojë detajet e padukshme për syrin e lirë dhe është 82% i saktë në krahasim me analizat laboratorike që rezultojnë 44% të sakta.

Në artikullin e publikuar në “Lancet Oncology”, shkencëtarët përdorën një teknikë të ruajtur “radiomics” për të identifikuar shenjat e padukshme për syrin e lirë të sarkomës retroperitoneale e cila në skanerët e 170 pacientëve shfaqet në indin lidhor të pjesës së pasme të abdomenit.

Shkencëtarët e Spitalit Mbretëror Marsden dhe Institutit Kërkimor të Kancerit thonë se mund të përmirësojë kurat dhe të jetë në dobi të mijëra personave në vit. Gjithashtu ata janë të entuziazmuar për potencialin që ka për të dalluar herët llojet e kancerit.

AI po shfaq premisa të mëdha në diagnostikimin e kancerit të gjirit dhe reduktimin e kohëzgjatjes së trajtimit.

Kompjuterët mund të ngarkohen me sasi gjigande informacioni dhe të trajnohen për të identifikuar modele dhe të bëjnë parashikime, të zgjidhnin probleme dhe të mësojnë nga gabimet e tyre.

Me këto të dhëna, algoritmi i inteligjencës artificiale mundi të përcaktonte shkallën e tumorit të 89 pacientëve europianë dhe amerikanë me anë të skanerëve dhe rezultati ishte shumë më i saktë se sa biopsitë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat