Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Mobile

Apple sjell ndryshime të mëdha te kamera e iPhonet të ri

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës, sipas analistit të njohur Ming-chi Kuo në një letër drejtuar investitorëve, raportojnë mediumet “MacRumors” dhe “AppleInsider”.

Sipas tij, kamera e telefonit më të mirë të ri – atij Pro – do të ketë sensor 48-megapikselë për kamerën kryesore.

Analisti parashikon që nga viti 2023 iPhonët do të përdorin sensorin Face ID nën ekranin kryesor, për të hequr “njollën” e shumëpërfolur nga pjesa e përparme.

Seria e re e iPhonit do të vijë me më pak opsione. Sipas raportimeve, s’do të ketë më telefon me ekran 5.4-inç apo versionin mini. Apple do të vazhdojë me ekranet 6.1 dhe 6.7-inç.

Linja e sivjetme megjithatë do të ruajë traditën e deritashme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat