Samsung me fitime në nivelet më të larta të viteve të fundit

Mobil

Samsung me fitime në nivelet më të larta të viteve të fundit

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:24
Samsung

Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics tha se parashikon që fitimi për tre mujorin që lamë pas të rritet me 53%.

Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories dhe i smartfonëve njëkohësisht parashikon fitim operativ prej 11 miliardë dollarësh për tre muajt e mbyllur në fund të Qershorit.

Një vit më parë, në muajt e parë të pandemisë, shitjet e Samsung u dobësuan veçanërisht ato të telefonëve dhe televizorëve.

Që atëherë kërkesa për produkte elektronike është rritur ndjeshëm ndërsa njerëzit po punojnë online ndërsa shumë prodhues çipesh e kanë pasur të vështirë ta përballojnë këtë situatë.

Nëse parashikimet e Samsung provohen të vërteta, do të ishte fitimi më i madh që prej 2018-ës.

Në muajt e fundit prodhuesit e çipave kompjuterikë kanë pasur më shumë fuqi për të rritur çmimet për shkak të mungesës çipave në treg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat