Shikoni në 3D detajet e Samsung Galaxy S21 FE

Mobil

Shikoni në 3D detajet e Samsung Galaxy S21 FE

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 00:55
Foto

Pasardhësi i shumëpritur i smartphonet Samsung Galaxy S20 FE ka zbuluar “fytyrën” e tij në modele të hollësishme 3D.

Modelet 3D u publikuan nga eksperti i njohur i Twitter Evan Blass. Ai siguroi një pasqyrë të pamjes së Galaxy S21 FE të bardhë, jeshile, gri, vjollce dhe blu nga të gjitha këndet.

Siç pritej, dizajni ndjek hapat e serisë Galaxy S21, ka një modul të madh kamera që është në ngjyrën e panelit të pasmë.

Pajisjes i është dhënë një ekran SuperAMOLED 6.4 inç me një ritëm të rifreskimit prej 120Hz, dhe mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 888 ose Exynos 2100 me 6/8 GB RAM dhe 128/256 GB memorie të brendshme.

Në pjesën e pasme është kamera kryesore prej 32 MP, si dhe ultra-gjerë prej 12 MP dhe telefoto prej 8 MP.

Smartphone pritet të mundësohet nga një bateri 4500 që mbështet karikimin 45W. Samsung do të zbulojë Galaxy S21 FE në muajin shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat