Kush blen iPhone të përdorur, mund të dijë cilat pjesë i janë ndërruar

Mobile

Kush blen iPhone të përdorur, mund të dijë cilat pjesë i janë ndërruar

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:46
Përditësimi zgjerohet me opsionin që ju tregon nëse pjesët e caktuara s’ishin origjinale

Apple raportohet se është duke ia shtuar një veçori telefonave të vet duke i njoftuar përdoruesit nëse pajisja në të kaluarën është rregulluar dhe nëse është përdorur bateria apo ekrani origjinal.

Një sektor i historisë për pjesë të pajisjes do të shfaqet në hapësirën “Settings-General-About” me përditësimin e ri të sistemit operativ, iOS 15.2.

Përditësimi zgjerohet me opsionin që ju tregon nëse pjesët e caktuara s’ishin origjinale, e madje ua tregon datat kur është kryer servisimi. Që kur Apple lansoi iPhone 11, gjithmonë ka funksionuar një paralajmërim nëse ekrani i rivendosur s’ka qenë origjinal.

Tani iPhonet më të vjetër se modeli XR do të tregojnë kur bateria s’është origjinale, ndërsa iPhone 12 dhe 13 do të njoftojnë edhe për kamera.

Për këtë Apple lansoi një program të riparimit nga vetë përdoruesit në shtëpi. Që kur ky shërbim përkrahet nga kompania, telefonat më të rinj me sistemin iOS 15.2 të riparuar përmes vetëshërbimit, do të kenë lehtë të kuptojnë nëse një riparim është bërë dhe nëse pjesët janë origjinale.

Blerja apo shitja e një iPhone të përdorur është një treg i gjerë, por edhe i frikshëm për shkak se s’dihet nëse pajisja ka bateri të dobët të vendosur apo nëse ekrani s’është origjinal. Më së shumti këto ndodhin në tregjet ku riparimi bëhet nga dora e tretë, që s’është pjesë e programit të Apple-it.

Me vendosjen e këtij kriteri, shitja e një pajisje me pjesë të dobëta do të jetë më e vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat