Samsung njofton se do të riemërtojë divizionin që merret me celularë dhe tabletë

Mobile

Samsung njofton se do të riemërtojë divizionin që merret me celularë dhe tabletë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Procesi i riorganizimit të korporatës i kryer nga Samsung javët e fundit ka kulmuar me ndryshimin e emrit të divizionit që merret me zhvillimin e telefonave inteligjentë dhe tabletëve.

Sipas mediave të huaja, më parë i njohur si Samsung Mobile Communications, tani divizioni do të quhet Samsung MX, që do të thotë Mobile eXperience.

Siç thuhet më tej, ndryshimi në fjalë është bërë realitet dhe emri i ri do të përdoret për të gjitha komunikimet zyrtare të kompanisë.

Emri Samsung MX shërben për të theksuar drejtimin e ri të marrë nga kompania në lidhje me celularin, i cili është një fokus më i madh në përvojën e përdoruesit, shërbimet dhe ekosistemin.

Duke përkuar me këto deklarata, Samsung ka njoftuar gjithashtu se do të rikthehet në CES në Las Vegas 2022, i cili fillon më 4 janar të ardhshëm, pas një mungese dyvjeçare për shkak të një pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat