Dalin detajet e reja rreth telefonit të ri nga Opp

Mobile

Dalin detajet e reja rreth telefonit të ri nga Opp

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Detajet rreth telefonit inteligjent të ardhshëm të Opp po vijnë ngadalë dhe burimet pohojnë se do të quhet Find X5 Pro.

Telefoni i ri thuhet se do të ketë një dizajn të ngjashëm me Find X3 Pro të vitit të kaluar, dhe specifikimet përputhen kryesisht me ato të OnePlus 10 Pro të ri dhe i cili tashmë është i disponueshëm në Kinë.

Find X3 Pro ka mbërritur edhe në tregun evropian dhe është dëshmuar të jetë një nga telefonat celularë më të mirë në vitin 2021.

Në internet janë shfaqur lajme dhe foto që zbulojnë pamjen e pajisjes në të bardhë me etiketën Hasselblad, ashtu siç është rasti me telefonit inteligjent të fundit të OnePlus.

Janë zbuluar gjithashtu disa specifika, duke përfshirë procesorin Snapdragon 8 Gen 1 të Qualcomm, i cili gjithashtu është te OnePlus 10 Pro, si dhe çipin e ri MariSilicon X të Opp, i cili përdoret për përpunimin e fotografive.

Pajisja pritet të mundësohet nga një bateri 5000 mAh me mbështetje për karikim me tela 80W dhe 50W me valë.

Dy telefonat e mëparshëm Oppo Find X u prezantuan në mars, kështu që mund të ndodh që edhe ky të prezantohet në mars. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat