Xiaomi prezanton tri modele të telefonave nga seria Redmi Note 11

Mobile

Xiaomi prezanton tri modele të telefonave nga seria Redmi Note 11

Më: 25 maj 2022 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Kompania Xiaomi në Kinë zyrtarisht ka prezantuar tri modele të telefonave të mençur nga seria Redmi Note 11 – bëhet fjalë për Redmi Note 11T Pro, Redmi Note 11T Pro+ dhe Redmi Note 11 SE.

Redmi Note 11T Pro dhe Pro+ kanë disa specifika të njëjta, ekran prej 6.6-inç, procesor MediaTek Dimensity 8100 dhe kamerë prej 64 megapikselë.

Pro+ përkrah mbushësin prej 120 W për ta mbushur baterinë me kapacitet prej 4.400 mAh, si dhe ka memorie të brendshme deri në 512 GB.

Në anën tjetër Redmi Note 11 Se është opsion i rangut të mesëm, që ka ekran me frekuencë freskimi prej 90 Hz dhe procesor Dimensity 700.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat