iPhone vjen edhe me një ngjyrë tjetër këtë vit?

Mobile

iPhone vjen edhe me një ngjyrë tjetër këtë vit?

Më: 29 maj 2022 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Apple mund të jetë duke punuar për një ngjyrë të re të iPhone “për t’ju tunduar” këtë vit.

Siç edhe është bërë e ditur, gjiganti i teknologjisë pritet të lansojë iPhone 14 më vonë këtë vit – me një surprizë të veçantë.

Ne presim katër modele: iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Dhe një ngjyrë e re pritet të shtohet për modelet iPhone Pro: Vjollce.

Sidoqoftë, kjo nuk do të ishte hera e parë që ne kemi parë një iPhone vjollcë.

Apple kishte lansuar me një ngjyrë të tillë edhe kur zbuloi iPhone 11. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat