Zbulohet disa prej specifikave kryesore të Asus ROG Phone 6

Mobile

Zbulohet disa prej specifikave kryesore të Asus ROG Phone 6

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Telefoni inteligjent i destinuar për lojtarë, Asus ROG Phone 6, arrin muajin e ardhshëm, dhe tashmë dihet pamja e tij si dhe disa specifika.

ADN-ja e ROG Phone është me sa duket e paprekur, por ka ende disa dallime në modulin e kamerës së pasme.

Moduli është më i madh dhe njëra nga kamerat, ndoshta ultra e gjerë, ka një detaj të kaltër. Gjithashtu, një kamerë e tretë është e dukshme në modul. Deri më tani bëhet e ditur se për përdoruesit do të jenë në dispozicion kamerat 50 dhe 13 MP, ndërsa për sensorin e tretë për momentin nuk ka detaje.

Në pjesën e pasme është një ekran dytësor që është pak më i madh.

Asus ROG Phone 6 do të zbulohet më 5 korrik, duke u bërë një nga telefonat e parë me procesor Snapdragon 8+ Gen 1, dhe ai procesor do të kombinohet me 18 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme (të cilat mund të ndryshojnë)

Ai do të përdorë një ekran AMOLED 6.78 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 165 Hz dhe do të mundësohet nga një bateri 6000 mAh me mbështetje karikimi 65 W.

Sensori i gjurmëve të gishtave do të jetë i integruar në ekran, pajisja do të peshojë 239 gramë, ndërsa përmasat e tij do të jenë 172.83 x 77.25 x 10.39 mm. Një fole kufjesh 3.5 mm do të jetë gjithashtu e disponueshme. Kamera selfie do të ketë një sensor 12 MP. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat