Motorola paralajmëron 8 shtatorin si datën e lansimit të telefonave të ri të serisë Edge

Mobile

Motorola paralajmëron 8 shtatorin si datën e lansimit të telefonave të ri të serisë Edge

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Motorola e prezantoi serinë Edge të vitit 2022 së fundmi, i cili është edhe telefoni i parë i mençur i fuqizuar nga çipi Dimensity 1050 Soc.

Por kompania ka edhe më shumë telefona të serisë Edge për lansim, pasi që e paralajmëruan 8 shtatorin si datë të prezantimit të telefonave të ri.

GSM Arena shkruan se Motorola e postoi një video të shkurtër duke shfaqur arritjen e tre telefonave të ri të mençur me 8 shtator. Në përshkrim shkruhej “#findyouredge”, mbishkrim që konfirmon se Motorola do të prezantojë tre telefona të ri të serisë Edge në ditën e 8-të të muajit të ardhshëm.

Megjithatë, kompania nuk i zbuloi emrat apo ndonjë gjë tjetër në lidhje me këta telefona të mençur.

Gjasat janë që ne mund të shohim Moto X30 Pro dhe Moto S30 Pro, të cilët momentalisht janë në dispozicion vetëm në Kinë, të riemëruar si telefona të mençur të serisë Edge për tregjet ndërkombëtare.

Specifikat kyçe të X30 Pro përfshijnë çipin Snapdragon 8+ Gen 1 SoC, ekran me 144Hz dhe një kamerë kryesore prek 200MP. Gjithashtu ka bateri prej 4,610 me rimbushje me kabllo prej 125W.

Në anën tjetër, S30 Pro vije me një çip Snapdragon 888+, ekran më të vogël por me 144Hz, dhe kamerë kryesore prej 50MP. Ka bateri me kapacitet prej 4,400mAh që mbështet rimbushje me kabllo prej 68W.

Pritet që Motorola të publikoi më shumë të dhëna në lidhje me telefonat e mençur të serisë Edge teksa i afrohemi ngjarjes së 8 shtatorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat